Ora, kollarja e ngjyrat, diskutimet
për debatin Rama-Fevziu në rrjetet sociale
FOTOLAJM/ Pjesa më e madhe e debateve ditën e djeshme në rrjetet sociale u përqëndrua te performanca vizive e Edi Ramës. “Ora e Edit, revolucion. Thashë mos I kishte rënë te Patatinat, por ishte SWATCH” shkruan Brizida Gjikondi në facebook, duke hapur një temë të re diskutimesh.
TIRANE- Pjesa më e madhe e debateve ditën e djeshme në rrjetet sociale u përqëndrua te performanca vizive e Edi Ramës. “Ora e Edit, revolucion. Thashë mos I kishte rënë te Patatinat, por ishte SWATCH” shkruan Brizida Gjikondi në facebook, duke hapur një temë të re diskutimesh.
Në fakt ngjyrat e kombinimit të Ramës me kollare “Rilindje”, pra ngjyrën lejla, me një triko po në të njëjtën ngjyrë, dhe me një orë që nuk kushton më shumë se 50 euro, duket se kanë qenë veç pjesës së “hard talk”, çështja kryesore që provokoi reagimin e njerëzve. Disa prej batutave kishin të bënin me pasurinë e deklaruar të Edi Ramës prej 3000 eurosh; të tjerë komentonin se mos kjo ishte një orë për femra dhe jo për meshkuj.
Një pjesë tjetër e komentuesve shikonin edhe orën e prezantuesit të emisionit, që binte në sy se ishte një “Rolex Golden” e cila në çmimet e dyqaneve shkon edhe në 10.000 euro a ndoshta më shumë.
Debatet në rrjetet sociale shpërqëndroheshin sa te performanca dhe batutat që sillnin gazetari me politikanin, aq te mënyra sesi prezantonin me gjestikulacione, lëvizje duarsh e mimikë gjithë atë proces.
Ndërkohë që ngjyrat e reja të PS, u bënë edhe objekt pyetje-përgjigjesh. “Meqë ra fjala zoti Rama, e pyet Fevziu, më pyet Bejtja (Andi Bejtja, gazetar, ish kryeredaktor I lajmeve në TV Klan), po me ngjyrën e selisë së PS, ç’patët? Se gjithmonë i kemi thënë “selia rozë”, po tani si t’i themi?”.
Në fakt pyetja e Fevziut shkaktoi buzëqeshje te Rama, por asgjë më shumë se kaq ndërkohë që prej kohësh, zyrat e brendshme, fasada e jashtme dhe gjithë selia e Partisë Socialiste, ka ndryshuar ngjyrën nga rozë në lejla. Sa do të ndikojë në fakt imazhi I ngjyrës së re të PS te votuesit e majtë?
(Rama në Opinion, me shigjetë ora dhe kollarja që hapën debat)(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44