Ora merr çmimin “Official Singles Chart Number 1 Award”

Ora merr çmimin “Official Singles Chart Number 1 Award”
Bashkëpunimi i këngëtares kosovare Rita Ora me DJ Fresh, “Hot Right Now”, ka zënë vendin e parë në top-listën zyrtare të këngëve më të shitura në Britani të Madhe.
Këngëtarja 21-vjeçarje me këtë arritje fiton shpërblimin “Official Singles Chart Number 1 Award” që kohët e fundit u jepet artistëve.
“Jemi shumë të lumtur, faleminderit dhe është një nder i madh ta fitojmë këtë çmim”, ka thënë Rita pas pranimit të çmimit.
Mediat britanike i kanë kushtetuar hapësirë të madhe vajzës me origjinë nga Kosova, e cila tashmë ka pranë vetes personazhe të famshme. Rita ka bashkëpunuar me The-Dream, Drake dhe Will.i.am.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë