Rama-fermerëve: Në zonën e fshatit s’duhet të aplikohet ora 08:00! Jeta e natës është problemi, s’duhet të nxitohemi me rritjen e fashës (VIDEO)

Fermerët i kanë shprehur shqetësimin kryeministrit Edi Rama duke thënë se fasha orare 08:00, i gjen në arë, kësisoj kërkuan që të shtyhet.

Por Rama u premtoi se do të shihet kjo nga ana e komitetit ndonëse theksoi se janë ata që i marrin vendimet. Sakaq shtoi se kufizimi i orarit nuk i pengon ata që janë në punë.

“Ai komiteti sme pyet as mua as ju. Por sduhet të jetë problem se fasha orare su pengon në punë. Fasha seshte per ata që janë në punë. Për më tepër në zonën e fshatit sduhet të aplikohet për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rrijen e fashës orare por sduhet të nxitohemi sepse Franca u mbyll praprë nga e para. Isha në Paris dhe skishte as dyqane as restorante. Vetëm ushqimore kishte, sepse është kjo valae tretë është versioni britakik  që ishte arsye që na u rritnë dhe ne numrat. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ta rrisim vaksinimin në gjysmë milion të vaksinuar brenda majit. Dio të shohim si mund të aploikojmë për zonën e fshatit. Se thonë ikën virusi ditën dhe vjen natën, problemi është se virusi lidhet me jetën e natës, prirja për të qenë më të relaksuar dhe për të qenë më pak  të kujdeshëm. Do ta shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro