Kufizimi pas orës 20:00, dyndje qytetarësh në autobusë! Pa distancë dhe disa persona pa maska

Pavarësisht rritjes të të infektuarve në Shqipëri, qytetarët vjiojnë të mosrespektojnë masat antiCOVID.

Vetëm pak kohë përpara hyrjes në fuqi të orarit të kufizimit pas orës 20:00, qytetarë të shumtë janë parë në rrugët e kryeqytetit.

E njëjta situatë është dhe në linjat e autobusëve ku nga fotot e siguruara nga Report Tv, duket qartë se masat antiCOVID nuk respektohen.

Gjithashtu vërehet se disa prej qytetarëve, përveç mungesës së distancës sociale, nuk janë të pajisur me maska.

Edhe ditën e djeshme, në kryeqytet ka pasur trafik të rënduar dhe shumë lëvizje qytetarësh pavarësisht kufizimit.

Në shumë rrugë të kryeqytetit ka pasur trafik ndërsa shumë efektivë policie kanë monitoruar situatën. Ndërkohë në qytete të tjera të vendit tonë qytetarët i kanë zbatuar masat.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi: 12/02/2021 21:12

    E kane fajin qytetaret apo bashkia qe nuk sigurin transportin e duhur?

    Përgjigju
    • Pisha: 12/02/2021 23:16

      O Plep pergjegjesia eshte e te dy aneve, Te paret qe ne shumicen e rasteve hypin ne autobuz shumica pa maska dhe te dytet qe i lejojne autobuzet te mbushen plot e perplot.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja