Orban: BE të anashkalojë çdo vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës

Orban: BE të anashkalojë çdo vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkoi që samiti i liderëve të Bashkimit Evropian që do të mbahet javën e ardhshme, të shmangë çdo vendim mbi qëllimin e Ukrainës për të marrë një dritë jeshile për bisedimet e anëtarësimit, edhe pse vendi është në luftë me Rusinë.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje me Moskën edhe pse BE ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, ka theksuar se Kievi nuk është gati të fillojë negociatat e pranimit në union, raporton Reuters.

Qëndrimi i tij është në kundërshtim me këndvështrimin e Komisionit Evropian, organit ekzekutiv të BE-së, i cili rekomandoi muajin e kaluar që krerët e bllokut t’i japin Kievit dritën jeshile për të filluar bisedimet sapo të ketë përmbushur disa kushte përfundimtare.

Por, çdo vendim i tillë kërkon mbështetjen unanime të liderëve të BE-së.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/12/2023 11:39

    Vllau i vucicit dhe Edvin shqipfolësit, langobarderna e Putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI