Oreksi vjen duke ngrënë, Xavi: Barcelona kërkon tripletën këtë sezon, nuk na kënaq Superkupa

Oreksi vjen duke ngrënë, Xavi: Barcelona kërkon tripletën këtë sezon, nuk na kënaq Superkupa

Xavi Hernandez

Barcelona dhe Real Sociedad luajnë nesër në 21:00 për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Në prag të duelit foli edhe trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez. Tekniku u ndal te fitorja në finalen e Superkupës me Real Madridin, duke kërkuar që ekipi mos ndalet vetëm në këtë sukes, duke dashur të gjithë trofetë.

"Jemi në një moment të shkëlqyer dhe Superkupa na ka dhënë besim. Duhet të presim më shumë nga vetja, nuk mund të kënaqemi me një trofe. Duam të luftojmë për Ligën, Kupën e Spanjës dhe Europa League", tha Xavi.

Më pas trajneri i Barçës u ndal edhe te krahasimi i Gavit me Casemiron.

"Kur ai shkon me kombëtaren , Gavi është i mrekullueshëm, por kur është te Barça, ndodh që ka më shumë presion dhe nuk i pëlqen. Le të ketë të njëjtin pasion apo edhe më shumë, të jetë i qetë, të vazhdojë njësoj dhe të mos ndalet, se është një lojtar që nuk ka limit", tha trajneri i Barcelonës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë