/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka realizuar me sukses operacionin "Orëndreqësi", ku u arrestuan dy shtetas për trafikim lëndësh narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni, Policia arrestoi shtetasit, Françesko Avdo, vjeç 47, banues në Fier dhe Artur Gropa, vjeç 40, banues po në Fier. Keta shtetas u arrestuan pasi dyshohet se prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre iu gjetën rreth 1 kilogram heroine dhe në bazë të hetimeve paraprake kjo lëndë pritej të tregtohej në Korçë. Atyre iu sekuestruan edhe celularët, me të cilët dyshohet se kontaktonin klientët.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA