Komisioni i Rithemelimit e konsideron të tejkaluar ndarjen e thellë politike të shkaktuar në Partinë Demokratike.
Për këtë arsye edhe Belind Këllici thotë se procesi i nisur për riorganizimin, nuk është përjashtues, ndryshe nga sa pretendon grupimi Basha.
“Ka një proces shumë të mirë të bashkimit të demokratëve, kudo që kemi strukturat tona. Deri në fund do prodhohet një bashkim real, konkret i PD. Nuk ka një proces të njëanshëm, por një proces zyrtar të Partisë Demokratike. Kushdo që ka refuzuar të pranojë realitetin dhe ka humbur kohë me situata imagjinare nuk ia kanë fajin demokratët, për këtë arsye ne shtymë edhe datën e Kuvendit. Nuk ka përjashtime, koha e tyre ka mbaruar kur partia blindohej dhe deputetët nuk lejoheshin të futeshin në seli”, thotë Këlliçi.
Ndonëse grupimi i Bashës e sheh kuvendin e 30 prillit si proces të njëanshëm, rithemelimi nuk tërhiqet nga ky organizim, madje Këlliçi i drejton një ftesë të hapur për pjesëmarrje të gjithë deputetëve.
“Janë të ftuar të marrin pjesë. Kushdo mund të vijë të ketë mundësinë të japë mendimin ndryshe”, vijon ai.
Këlliçi nuk përjashton mundësinë që në Kuvend të zgjidhet një kolegj për drejtimin e PD deri në përzgjedhjen e kryetarit të ri, proces që me gjasë do të marrë disa muaj.
“30 prilli do sqarojë çdo format të drejtimit të opozitës, qoftë me një organ kolegjial qoftë me një kryetar si normalisht, por kjo i takon vendimmarrjes në Kuvend”, tha Këlliçi.
Në fund, deputeti i PD nuk harroi një koment edhe për Lulzim Bashën që ka nisur një tur takimesh që sipas tij do ti shërbejë përbashkimit, por që në sytë e anëtarit të Rithemelimit shihet ndryshe...
“Kushdo që bën takime me axhenda paralele i shërben Edi Ramës”, theksoi deputeti.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
Ky i shkreti mbeti KRRIC... Keta jane anti Amerikanet e ri te Sali non grates... Kjo eshte e ardhmja e PDh se PD nuk u be kurre.
PërgjigjuTe vjen keq per brezin e ri! Valle a nuk e di Belinda qe Saliu eshte hajdut,genjeshtar,spiun,vrases dhe non grata? Te gjithe keta ose jane naive te pa edukuar ose jane njelloj edhe ata hajdute si Saliu!