OBSH: 16% e popullsisë së botës, është sterile! Dallime në shkallën e përhapjes mes vendeve të pasura dhe të varfra

OBSH: 16% e popullsisë së botës, është sterile! Dallime në shkallën e përhapjes mes vendeve të pasura dhe të varfra

Selia e OBSH në Zvicër

Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me probleme steriliteti, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 4 prill.

Ky raport gjithashtu vuri në dukje se nuk ka shumë dallime në përqindjet e përhapjes së këtij fenomeni mes vendeve me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta mesatare.

Përqindja e të rriturve të prekur nga steriliteti gjatë jetës së tyre është 17.8 për qind në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5 për qind në ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

OBSH-ja bëri thirrje për qasje më të mirë në kujdesin e fertilitetit në të gjitha vendet. Kjo organizatë e përkufizon sterilitetin si dështimin për të arritur një shtatzëni pas mbi 12 muajve marrëdhënie seksuale të rregullt të pambrojtur.

Trajtime mjekësore dhe procedura kirurgjikale mund të përdoren për t’i ndihmuar veçanërisht gratë, ndërsa inseminimi intrauterin (IUI) ose fekondimi in vitro (IVF) janë gjithashtu opsione për çiftet që duan të bëjnë fëmijë.

OBSH-ja thotë se në shumicën e vendeve, trajtimi i fertilitetit financohet nga individët dhe jo nga shërbimet shëndetësore kombëtare, gjë që mund të rezultojë në vështirësi financiare për shumë njerëz.

Sipas raportit, njerëzit në vendet më të varfra shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për kujdesin e fertilitetit në krahasim me njerëzit më të pasur.

Kostot e larta shihen si një nga faktorët që i pengojnë njerëzit të kenë qasje në trajtime të tilla dhe përfundimisht të mos jenë në gjendje të mbeten shtatzënë në ato raste kur metodat natyrore dështojnë.

“Raporti zbulon një të vërtetë të rëndësishme – infertiliteti nuk diskriminon”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.

Ai shtoi se “përqindja e madhe e njerëzve të prekur tregon nevojën për ta zgjeruar qasjen në kujdesin e fertilitetit dhe për t’u siguruar që kjo çështje të mos anashkalohet më në hulumtimet dhe politikat shëndetësore, ashtu që që mënyra më të sigurta, efektive dhe të përballueshme për të arritur prindërimin të jenë të qasshme për ata që i kërkojnë”. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku