Organizata Botërore e Shëndetit: Nuk kemi vërejtur mutacione gjenetike të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit: Nuk kemi vërejtur mutacione gjenetike të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se nga studimet e kryera përgjatë këtyre muajve të pandemisë nuk ka pikasur ndonjë ndryshim gjenetik të koronavirusit.

 “Kemi në dispozicion 49 mijë sekuenca gjenetike të virusit dhe deri në këto momente nuk kemi parë asnjë mutacion të tij”, u shpreh doktoresha e OBSH, Maria van Kherkove.

Kurse drejtori për emergjencat, Mike Ryan theksoi se “Nuk kemi vërejtur asnjë variancion në transmetim, vdekshmëri apo në impaktin e terapive”

Për sa i përket Italisë, Ryan u shpreh se ekziston mundësia që virusi në këtë vend të ketë qenë i pranishëm shumë më herë nga sa është raportuar duke iu referuar këtu dhe studimeve vendase që ishin bërë në ujërat e zeza përgjatë muajve, ku prania e koronavirusit u gjet në muajin dhjetor.

Mosndryshimet e rëndësishme gjenetike të koronavirusit kanë rëndësi themelore te vaksina e mundshme antiCovid pasi japin garanci se ajo do të gjendet dhe do të jetë efektive për të krijuar antitrupa që do të luftojnë infeksionin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare