Organizata 'FETO' në Shqipëri, Laçi: Gylenistët kanë uzurpuar KMSH dhe gjithë institucionet politike e arsimore! Funksionojnë si një ‘shtet hije’

Organizata FETO është kthyer sërish në qendër të diskutimeve mes marrëdhënieve Shqipëri-Turqi pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj kryeministrit Edi Rama për të ‘spastruar’ përfaqësuesit e kësaj organizate në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj tha se anëtarët e organizatës “FETO” të cilët njihen si “gylenistë” kanë uzurpuar edhe Komunitetin Shqiptar Musliman.

“Gylenistët janë organizatë okulte që operon për të vendosur emisarët e saj në cdo post nevralgjik të një shteti me qëllim që t’i shërbëjne një personi me emrin Fetullah Gylen. Ngre një rrjet të madh tentakulash për të krijuar një shtet hije. Në Shqipëri nga kjo organizatë është uzurpuar edhe komuniteti musliman shqiptar. Kuptohet se janë gylenistë nëpërmjet formave sesi i kanë marrë bursat dhe predikimi i tyre. Myftiu i Tiranës nuk guxon të dalë e të thotë se nuk është gylenist apo të shkojë në gjykatë e të ngrejë një aktakuzë mbi sulmin e tij si anëtar i FETO-s.”- u shpreh Laçi.

Më tej, ai ngriti alarmin duke thënë se anëtarë të kësaj organizate janë në të gjitha institucionet e vendit dhe kanë ngritur një “shtet hije”, duke përmendur edhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore të cilat sipas tij janë nën ndikimin e 'FETO'-s.

“Gylenistët janë kudo, në sistemin arsimor ku indoktrinojnë njerëz kryesisht të ardhur nga zona të thella të Shqipërisë si myftiu i Tiranës që është marrë si fëmij, është indoktrinuar në Turqi madje edhe i martojnë me anëtare të organizatës. Pra janë sekt dhe ia kushtojnë jetën këtij sekti. Në arsim, universiteti 'Ëestern Balkan', Bedër, në mjekësi mjekësi, spitali 'Hygeia' dhe spitali amerikan. Në politikë mjafton të hapni ato listëpagesat e bëra. Patëm edhe rastin e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. I ke edhe në media, kudo. Ato shtrihen në media si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë. Një agjendë që nesër mund të sjellë probleme në demokracinë e brishtë shqiptare.  Mund të ketë edhe në sistemin e drejtësisë, funksionojnë si shteti hije. Marrin drafte sesi funksionon organizata në Turqi dhe i përkthejnë edhe në shqip. Vetëm se këtu ka pushtet edhe më te fortë se ka edhe pushtetin fetar”- tha mes të tjerash studiuesi.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i cili deklaroi se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është kthyer në një "grupim okult gylenist" dhe theksoi se SPAK duhet të nisë hetimet sa u takon shkeljeve të bëra me shitjen e pronave në Korçë që janë në emër të institucionit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Ish-myftiu i Tiranës: KMSH, i shndërruar në grupim okult gylenist! Duhet të hetohet nga SPAK

 

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv hodhi akuza të forta duke deklaruar se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është shndërruar në një pjesë të grupimit okult të gylenistëve që përfaqësojnë organizatën “FETO”.

“KMSH nuk konfirmon atë që, nuk është sot komunitet por komitet. Nuk është bashkësi që përfaqëson diçka por është shndërruar në një komitet pjesë e grupimit okult gylenist. KMSH nuk ka asnjë lloj kusuri të paguajë faturat e një grupimi okult gylenist në kurriz të shqiptarëve dhe muslimanëve”- u shpreh Gurra.

Më tej ai tha se kreu i KMSH Laurent Luli duhet të jetë subjekt i hetimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shkak se sipas Gurrës, ka shitur ndërtesat në pronësi të komunitetit musliman në Korçë për shkak të falimentit.

“Sot ai që është rrogëtar më i parë në KMSH duhet të jetë subjekt i SPAK sepse shitet në mes të ditës me diell pasuria e muslimanëve të Korçës  dhe të Shqipërisë bashkë me ndërtesat në Korçë. U shit lajmi sikur presioni i Erdogan i koordinuar me kryeministrin Rama solli mbylljen e medresesë së Korçës. Aspak e vërtetë! Një shitje e mirëfilltë për arsye financiare, prag falimenti”- tha ish-myftiu i Tiranës.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jetnor: 24/02/2024 10:07

    Pse ka kaq shum njerez te trashe ne kete fe....!!?

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2024 00:48

    Ky Gurra po ferkon duart se po shpreson ne ndonje lirim karrigeje,kurse ky Laci ka zelotizmin e te rinjve qe prishen objektet e kultit ne 67',ushtar besnik i sulltan Erdoganit!! Z.Laci,Gyleni mund te mos jete shenjt,por fakti qe U.S.i ka dhene strehim atij dhe organizates se tij,ka kuptim apo jo?! Po keshtu dhe BE qe nuk eshte terhequr para presioneve te Erdoganit per kete ceshtje ka nje domethenie apo jo?! Nje pyetje i duhet bere Lacrave e sylesheve te tjere si ai: Cfare shohin keto shtete perendimore te Erdogani,qe nuk pranojne t'i binden per FETO-ne??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër