Në një kohë që protestojnë për një edukim më të mirë, anëtarët e organizatës politike kanë zgjedhur që “dëshirën” tyre për kulturë ta tregojnë duke vandalizuar qytetin.
Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës nisi një projekt që realizohej për herë të parë në Shqipëri, ku ndërmarrja e dekorit zbukuroi të gjithë kutitë e energjisë ose ato telefonike që ishin në rrugët e kryeqytetit, duke i shndërruar ato në vepra të mirëfillta arti.
Punonjës të ndërmarrjes së dekorit kanë pikturuar personazhet vizatimorë më të dashur për fëmijët.
Por për fat të keq, pasditen e sotme, anëtarë të Organizatës Politike dhunuan këto zbukurime të kryeqytetit duke i zëvendësuar me zhgarravina.
Burime nga Bashkia konfirmojnë se ndërmarrja e dekorit do t’i ribëjë ato sërish, duke i kthyer ngjyrat kryeqytetit, dhe njëherësh buzëqeshjen fëmijëve që do të kenë mundësinë të shohin sërish personazhet e tyre vizatimorë në rrugët e kryeqytetit.
[gallery]20695[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO