/ATSH/.- Organizata të shoqërisë civile në Kosovë u shprehën sot të shqetësuara me veprimet e fundit të komunave të Shtërpcës dhe Graçanicës, të cilat po cënojnë rendin ligjor dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
"Emërimi i kryetarit të Komunës së Shtërpcës edhe si kryetar i komunës paralele, të shpallur edhe në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë, sfidon rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës dhe si i tillë nënkupton se në territorin e Kosovës po aplikohen dy rende të ndryshme juridike", thuhet në deklaratë.
"Po ashtu, raportimi në media se web-faqja zyrtare e Komunës së Graçanicës po përdoret për të shpërndarë njoftime vetëm në gjuhën serbe, ku komuna e Graçanicës deklarohet si pjesë e Serbisë është veprim i kundërligjshëm dhe si i tillë do të duhej që të sanksionohej", vijon deklarata.
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që si ministri përgjegjëse për qeverisjen lokale të bëjë monitorimin e veprimeve të komunave dhe të mbikëqyrë ligjshmërinë e tyre.
Po ashtu, në përputhje me nenin 64.1 të ligjit për Vetëqeverisje Lokale, MAPL duhet t'i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës pezullimin e atyre kryetarëve të komunave, veprimtaria e të cilëve bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
"Shoqëria civile po ashtu dënon tendencat e hapura për qeverisje nëpër komunat e Kosovës nën diktatin e Beogradit, i cili cënon modelin e demokracisë dhe bashkëjetesës ndëretnike të ndërtuar në Kosovë duke shkaktuar kështu vetëm tensione ndëretnike dhe duke i kontribuar destabilizimit të Kosovës", thuhet në deklaratë.
/Shqiptarja.com