Organizatorët e ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, e cila do të mbahet më 10 shkurt në Los Angeles kanë vendosur disa rregulla të reja përsa i përket paraqitjes në skenë.

pink

Konkretisht organizatorët në “rregulloren” e cila i është dërguar pjesëmarrësve të këtij spektakli kanë vënë theksin te veshja.

pink

“Ju lutemi që të kujdeseni për veshjen tuaj, në mënyrë që të jeni sa më pak të zbuluar sidomos në pjesën e të pasmeve dhe në gjoks” –kanë shkruajtur organizatorët e Grammy-t.

jennifer lopez

Gjithashtu përveç veshjeve të cilat ekspozojnë pjesët intime të trupit, yjet janë këshilluar të mos mbajnë veshje që kanë logo të ndonjë kompanie.

Duket se këtë vit nuk do të shohim më këngëtarë super të zhveshur të cilët nuk e kanë problem të tregojnë pjesët e tyre intime siç kanë bërë vitet e kaluara Jennifer Lopez apo Pink.

jennifer lopez

Tani na ngelet të presim nëse Yjet e spektaklit do ti zbatojnë këto rregulla apo jo.

(b.t/shqiptarja.com)