Organizim i paligjshëm i protestave/ Shtyhet seanca për Klevis Balliun: Ndërruan prokurorin 24 orë para

Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu është shtyrë sepse është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë më parë.  Kjo ka revoltuar Klevis Balliun, i cili tha para mediave se ky prokuror duhet të njihet me faktet dhe pastaj të ngre akuzat ndaj tij dhe banorëve të Astirit dhe se më këtë shtyrje qeveria kërkon të ushtrojë presion mbi të.

"Është absurde që të ndryshosh prokurorin 24 orë para seancës dhe u vendos që dhe me kërkesën tonë duke qenë se ai nuk e njeh çështjen nuk mund të vijë të akuzojë banorët e Astrit dhe mua për interesa të partisë. Ai duhet të lexojë faktet dhe të vijë të ngre akuza konkrete në bazë të ligjit nëse është shkelur ndonjë ligj. Duan të mbajnë nën presion banorët e unazë dhe përfaqësuesit e opozitës", tha Balliu.

Ish deputeti nuk kurseu akuzat për qeverinë duke thënë se ajo po varfëron qytetarët dhe se është kapur duke vjedhur nga opozita përmes denoncimeve të saj.

"Sistemi i drejtësisë dhe i demokracisë është shkatërruar për të frymëzuar vjedhjen dhe sot qytetarët për shkak të ekonomisë dhe presionit politik po enden rrugëve të papunë nga këta mafiozë dhe kjo qeveri hajdute e kapur me presh në duar nga opozita", tha Balliu.   

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu akuzohet për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, të parashikuara në nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal. Vepra penale e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme dënohet me gjobë gjer në një vit burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni