Organizimi për 33 vjetorin e PD, Xhunga: Tregoi tkurrjen e Rithemelimit, festa ngjante si vaki! Andoni: Berisha dhe deputetët e tij, të pazëshëm në kauzat e tyre

Festa e organizuar nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha në kuadër të 33 vjetorit të krijimit të PD në 11 dhjetor, tregoi një tkurrje të këtij grupimi politik. Kështu u shpreh gazetari Albi Xhunga gjatë një lidhje ‘skype’ për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv.

Ai tha se ndryshe nga çfarë Berisha propagandonte 2 vite më parë, tashmë PD zyrtare duket më e entuziazmuar sepse edhe në 33 vjetorin e krijimit ka pasur një numër të lartë anëtarësh pjesëmarrës.

“Na tregoi tkurrjen e Rithemelimit, festa përkujtimore e Rithemelimit ngjante si vaki. Të kujton tkurrjen që ka pësuar kjo ngrehinë politike. Nga ana tjetër kemi entuziazmin në PD-në zyrtare në një festë ku merrnin pjesë disa njerëz. Kjo na kujton se propaganda ka gjithmonë datë skadimi. Propaganda e 2 viteve më parë thoshte se atje është vetëm Alibasha ndërsa tani është e kundërta.

Sa i takon grupimit të tretë apo të katërt në PD, na tregoi se ky grupim nuk ka parti. Unë i shoh të ndarë mes Berishës dhe Bashës, ka edhe opinione të tjera por nuk kemi parë mbështetje popullore, takime me mbështetës”- tha Xhunga.

Gazetari foli më tej edhe për ‘grupimin’ e Gazment Bardhit, duke thënë se ky i fundit nuk ka shtruar asnjë tezë politike dhe nuk ka pasur takime me qytetarë, përveçse ka folur për rregulloren e Kuvendit.

“Bardhi nuk ka pasur takime me qytetarë, merret me rregulloren e kuvendit, nuk ka shtruar teza politike. Nuk e di sesi mund t’i marrësh seriozisht një grup deputetësh që e kanë votuar përjashtimin e Berishës dhe tani i bashkohen për interesa personale.  Kemi të bëjmë me një puç parlamentar, inflacion deputetësh. Mua më rezulton që PD zyrtare është e vetmja që formulon tezë politike. Për shembull Berisha në çdo lloj takimi apo konference flet kundër drejtësisë së re”- argumentoi gazetari.

Ndërsa analisti Ben Andoni u përqendrua në faktin që grupi i Rithemelimit, tashmë duket se nuk ka ndikim në kauzat që prezantojnë. Ai shtoi më tej se ka urrejtje mes palëve në PD dhe një kundërshti që duhet të ishte ndaj Ramës dhe jo ndaj njëri-tjetrit.

“Të pazëshëm në kauzat që argumentojnë. Ka urrejtje mes dy palëve. Në vend që kundërshtinë ta bënin ndaj Ramës, kanë zgjedhur kaosin ndaj Ramës dhe kundërshtinë pa asnjë ekuivok ndaj grupit të Bashës. E shoh pa rrugëzgjidhje kaosin brenda PD, dhe e shoh të ndarë në 4 pjesë. Nuk besoj se Basha mund ta përdorë këtë krizë tek Rithemelimit. Paradoksi më i madh qoftë edhe tek PD është se liderët kryesorë tashmë janë tre, Rama, Berisha dhe Basha në grupin e vetë të cilët nuk kanë lënë hapësira për njerëzit e tjerë dhe nuk e njohin meritokracinë.  Pjesa më e madhe e deputetëve jo vetëm nuk e respekton Bashën por e shikojnë në pozicione aspak normale dhe ky është shqetësim shumë i madh për opozitën në Shqipëri”- tha Andoni.

Ndërsa sa i takon shfaqjes së Argita Malltezit në podium duke folur krah Berishës dhe mundësinë që ajo të jetë trashëgimtarja e tij politike, Andoni e cilësoi si ‘shqetësim’ duke argumentuar edhe njëherë mungesën e meritokracisë në partitë politike shqiptare.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve