Zhvilloi takim elektoral në shkelje të masave anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari (FOTO)

Zhvilloi takim elektoral në shkelje të masave anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari (FOTO)

Endrit Braimllari gjate aktivitetit

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari është gjobitur me 5 mln lekë pasi ka organizuar aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID në Maliq.

Njëkohësisht është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Aktiviteti për të cilin është vënë gjobë është zhvilluar më datë 7 shkurt ndërsa gjoba është vendosur ditën e sotme, kjo për shkak edhe të shtrëngimit të masave kufizuese nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëvë të cilët kanë vendosur që duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 20:00 dhe jo në 22:00 siç ka qenë më parë.

"Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.", thuhet në njoftim.

Po sot edhe 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike të PD  në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Kujtojmë se dje është krijuar një situatë e pakëndshme nga kryetarja e LSI-së e cila është shfaqur pa maskë në Elbasan, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur. Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave. Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat.

Edhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim. Ditën e djeshme vendi unë pati një rritje të të infektuarve në 24 orë, ku u raportuan 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit, një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.


Lajmi kryesor:

U gjobit për shkelje të masave anti-COVID, Braimllari për Report Tv: Politike! Rama do të ndalë ritmin e LSI, ka kthyer policinë në ushtarë! Do vazhdoj të shkoj derë më derë


Ora 11:46
Zhvilloi takim elektoral në shkelje të masave anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë