Organizonte kalimin me gomone nga Belgjika drejt Britanisë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar! Pjesë e grupit të trafikut të qenieve njerëzore
Emigrantët e paligjshëm me gomone drejt Britanisë
Një shqiptar është arrestuar nga oficerët e Britanisë së Madhe nën akuzën se transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas mediave britanike, 44 vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptari u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Loughborough.
“Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një komplot për të përdorur varka të vogla në një seri kontrabande njerëzish. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon"- u shpreh Derek Evants, drejtues i lartë i Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Sipas akuzave, shqiptari ka organizuar një seri arratisjesh kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar. Katër të tjerë të arrestuar, që besohet se janë pjesë e të njëjtit grup, do të paraqiten në gjykatë më vonë këtë muaj të akuzuar për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.
Shqiptarët Arsen Feci, 44 vjeç dhe Klodian Shenaj, 48, nga Nottingham dhe Banet Tershana, 51 vjeç, nga Hove, East Sussex, do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Crown më 29 mars.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok 'qendër punësimi', The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge, ofrojnë rrogë deri në 100 mijë paund
30 Mars, 12:45
-
Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore
29 Mars, 20:59
-
Mbahet në Paris samiti për Ukrainën, reagon Moska: Britania dhe Franca po bëjnë plan për ndërhyrje ushtarake
27 Mars, 11:47
-
Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6- vjeç, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve
24 Mars, 18:29
-
Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar
23 Mars, 23:00
-
'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?
22 Mars, 17:17
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Londër/ Zjarr në Heathrow, mbyllet aeroporti, mbi 1300 fluturime të anuluara! Dyshohet sabotazh rus (VIDEO)
21 Mars, 07:30
-
U fut ilegalisht me kamion në Britani, shqiptari fiton gjyqin, nuk do të dëbohet (EMRI)
20 Mars, 14:29