Një 32 vjeçar u kap sot në flagrancë nga policia në Dibër, pasi në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.
Policia ka arrestuar edhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit.
Strukturat e Drejtotisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Organizimi i llotarive të palejuara". 32-vjeçari, u kap në flagrancë nga forcat "Shqiponja", teksa në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.
-Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 21 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një tjetër rast i organizimit të lojrave të fatit në mënyrë të paligjshme është goditur në lagjen "Xhevdet Nepravishta" në Lushnjë.
Uniformat blu ka ndaluar pronarin e lokalit dhe një person tjetër që po organizonte lojëra fati me celular.
Në bazë të kontrolleve të kryera efektivët e policisë sekuestruan 2 celularë.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: I. K., 60 vjeç, pronari i lokalit dhe A. K., 47 vjeç, i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokal, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit, informoi sot policia.