Orges Shehi rikthehet në
Beograd: Nuk trembem

Orges Shehi rikthehet në<br />Beograd: Nuk trembem<br>
Të enjten në Beograd Partizani do të presë ekipin e Skënderbeut në ndeshjen e kthimit për Europa League. Sfida ka tërhequr vëmendjen dhe pritet me interes, jo për atë që do të ndodhë në fushë më shumë se për pritjen për shqiptarët.

Nuk janë të largëta kujtimet kur ekipi kombëtar u dhunua në Beograd, por këtë herë kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi beson se nuk do të përsëritet historia.

“Ato episode i përkasin së shkuarës, unë nuk mendoj se do të arrijnë të përsëriten dhe nuk i trembem kësaj gjëje, por gjithsesi dua të theksoj se ne shkojmë atje për të luajtur futboll.

Kur filluan këto eliminatore ne vendosëm një objektiv dhe nuk e vendosëm kot, por bazuar në shanset tona në këtë grup. Kështu që besoj se do t’ia dalim të kualifikohemi” tha Shehi, i cili ishte në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014. 

Edhe trajneri Ilir Daja thotë se “Shpresoj që të na presin në të njëjtën mënyrë si i pritëm. Ne treguam se dimë të organizojmë ndeshje edhe të këtij niveli” Ilir Daja.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'