Orges Shehi do jetë trajneri i ri i Partizanit. Durrsaku pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe më konkretisht pasi kampionët në fuqi të kenë mbyllur vitin kalendarik kur ka mbetur edhe 1 ndeshje në Superligë, që luhet të dielën.
Shehi do marrë vendin e Abilaliajt, i cili do rikthehet si drejtor sportiv, por drejtoi klubin në një kohë kur Zekiç dha dorëheqjen. Vetë Orges Shehi për ‘Report TV’ është shprehur se ‘emërimi në krye të Partizanit është punë ditësh’. Me Shehin si trajner, Partizani që aktualisht renditet i dyti në Superligë, synon të fitojë titullin e dytë rradhazi në Superligë.