Këngëtarja, Orgesa Zaimi do të bëhet nënë. Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja, gjatë një prononcimi për suplementin THASH&THEM. “ Jam në muajin e katërt të shtatëzanisë, dhe ndihem shumë e lumtur”, ka thënë Zaimi. Në 25 prill ajo ka festuar edhe 5 vjetorin e lidhjes me bashkëshortin e saj, Mentor Beqa, ish-zëdhënsin e Ministrisë së Mbrotjes. Megjithatë shtatëzania nuk e pengon këngëtaren të vazhdojë përpara me projektet e saj artistike. Ajo konkurroi të premten në mbremje në gjysëmfinalen e Top Fest 9, me këngën “Magnet”.

Su/ Shqiptarja.com