Orgesa Zaimi nënë për
Bajram, vjen në jetë Bora

Orgesa Zaimi nënë për<br />Bajram, vjen në jetë Bora
Këngëtarja shqiptare Orgesa Zaimi është bërë nënë në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Kjo rastësi mjaft e këndshme duket se e ka lumturuar edhe më shumë nënën e re dhe familjen e saj.

Zaimi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë. Gjithashtu është publikuar edhe emri i vogëlushes që është vendosur të jetë Bora.

Ndërkohë motra e Zaimit, Elvana ka shprehur në Facebook gëzimin për këtë lajm.

“Në këtë ditë të shenjtë, më në fund u bëra me një mbesë me emrin Bora. Orgesa Zaimi më në fund u bë mama.

Të gjithë jemi shumë të gëzuar, të lumtur e të bekuar. Lëvduar qoftë Zoti!!!!!",- ka shkruar motra e këngëtares.

Ne të “THASH&THEM” i urojmë vogëlushes dhe nënës së saj jetë të gjatë e lumtur si në ditën që ajo lindi.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)