Orgesa Zaimi rebelohet me kolegët:
“Sensibilizohuni pa interes financiar”

Orgesa Zaimi rebelohet me kolegët:<br />“Sensibilizohuni pa interes financiar”
Këngëtarja Orgesa Zaimi është rebeluar me kolegët në rrjetin social “Instagram” ku ka theksuar me të madhe se shumica e tyre nuk janë bashkëpunues, sidomos kur bëhet fjalë për një fushatë sensibilizuese pa mbështjetje financiare.

Bëhet fjalë për një koncert bamirësie që do të mbahet të dielën më 12 tetor, në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin e Sindromës Down tek fëmijët. Ka qenë pikërisht Olti Curri, ai që ka shpërndarë  ftesën, ku fton të gjithë këngëtarët të marrin pjesë duke përformuar me dy këngë pa të drejtë pagese. “Bëhuni më njerëzor, lëreni interesin mënjanë edhe merrni pjesë në koncertin e bamirësisë.

Duhet theksuar se këto vite ka mungesë të thellë bashkëpunimi midis këngëtarëve dhe këtyre aktiviteteve që vërtete janë performanca bamirëse, por që nuk sjellin dëmtim imazhi, siç e marrin disa që nuk hapin telefonin dhe bëjnë kot se ato 100 apo 500 mijë lekë kanë ku ti marrin”, shkruan Orgesa e revoltuar.

Ky event i cili bëhet për t’iu ndryshuar ditën këtyre fëmijëve dhe prindërve, ka ngjallur reagime tek këngëtarë të ndryshëm. Në këtë event kanë konfirmuar pjesëmarrjen disa prej tyre siç janë; Rozana Radi, Vesa Luma, Orgesa Zaimi, Çiljeta, Kejsi Tola, Julka Gramo.

orgesa zaimi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (8 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit