Origjina e COVID-19, mediat ndërkombëtare sigurojnë pamje të lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan

Origjina e COVID-19, mediat ndërkombëtare sigurojnë pamje të lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan

Në një video të shpërndarë nga Sky News Australia, janë bërë publike disa imazhe të lakuriqëve të natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan duke ringjallur edhe njëherë debatin për origjinën e virusit.

TV zbuloi një video të vitit 2017 në të cilën punonjësit e Institutit të Virologjisë shfaqen duke ushqyer kafshët.  Videoja 10-minutëshe, me titull "Ndërtimi dhe Kërkimi në Laboratorin e Wuhan P4" "feston përfundimin e objektit dhe paraqet intervista me shkencëtarët kryesorë nga laboratori i Nivelit 4, më i larti në siguri.

Në të flitet për masat paraprake të "sigurisë maksimale" në rast të një "aksidenti" dhe "përplasjesh të forta" me qeverinë e Parisit gjatë ndërtimit të saj.
Bërja publike e këtyre imazheve mund të paraqesë një siklet të ri për OBSH, të cilin fillimisht e mohoi ishte i mundur. Imazhet përgënjeshtrojnë versionin e OBSH-së që e kishte quajtur hipotezën si "komplot".
 Shi Zhengli, e ashtuquajtuar” Gruaja Bat” e institutit nuk e pranon asnjëherë që mund të ketë pasur eksperimente me lakuriqët në laboratorin e tyre, por pas kësaj video duket se nuk kanë mbetur dyshime.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall