Ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili do të hetonte origjinën e koronaviruist në Wuhan, i është mohuar hyrja në Kinë. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, ndërsa njëri prej tyre është detyruar të kthehet dhe tjetri është tranzit në një vend të tretë.
OBSH tha se problemi ishte mungesa e vizave. Hetimi i shumëpritur erdhi pasi ra dakord Pekini në dhjetor pas shumë muajsh negociatash me OBSH.
Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, ku mendohet se shpërtheu fillimisht në një treg ku tregtohej mishi i kafshëve ekzotike.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për ekipin “duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit”.
“Jam siguruar që Kina po shpejton procedurën e brendshme për vendosjen sa më të hershme të mundshme,” u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë, duke shpjeguar se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar se misioni është përparësi për OBSH dhe ekipin ndërkombëtar.
OBSH ka punuar për të dërguar një ekip prej 10 ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit. Muajin e kaluar u njoftua se hetimi do të fillonte në janar 2021.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht 2024, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht 2024, 21:51
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht 2024, 18:04
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik 2024, 11:36
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj 2024, 17:10
-
AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor
30 Prill 2024, 20:05
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill 2024, 20:16