Origjina e COVID-19, SHBA dhe vende të tjera kontestojnë të dhënat e OBSH-së (VIDEO)

SHBA dhe 13 vende të tjera kanë shprehur shqetësimin për raportin e publikuar nga OBSH mbi origjinën e COVID. Grupi deklaruan se studimi u vonua dhe shkencëtarëve u mungonte qasja e plotë në të dhëna.  

Studimi i pritur gjerësisht të martën u bazua në një hetim nga misioni i agjencisë në qytetin kinez të wuhan, ku virusi i ri u zbulua për herë të parë.

 “Ata nuk kanë qenë transparentë, nuk kanë ofruar të dhënat e duhura. Ky mision nuk ka pasur bashkëpunim. Ekspertët tanë, pas një analize të kryer ngritën shqetësimin se gjithçka ka mbetur tek hipotezat, të cilat nuk na çojnë pranë kuptimit apo më shumë njohurive nga sa kishim 6 apo 9 muaj më parë mbi origjinën”, u shpreh Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ekipi që kreu studimin insiston se ishte vetëm fillimi dhe bën thirrje për durim, teksa pjesa dërrmuese e informacionit është në ardhje.

Peter Ben Embarek, kreu i ekipit kërkimor që udhëtoi në Kinë, tha se raporti "nuk është një produkt statik, por dinamik", duke shtuar se do të ketë analiza të reja.

Deri më tani Embarek tha se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte që një nga laboratorët në Wuhan, mund të ishte përfshirë në rrjedhjen e virusit.

Raporti vlerëson se ka “të ngjarë” që virusi të jetë transferuar te njerëzit nga lakuriqët e natës, që e kanë marrë nga një kafshë tjetër që e ka bartur atë; ndërsa teorinë se virusi ka dalë nga laboratori e konsideron si “aspak të mundshme”.

“Aktualisht po kërkojmë fillimin e virusit në Ëuhan dhe rreth tij dhe po lëvizim para e mbrapa për të gjetur se si ai mbërriti atje, nëse erdhi nga ndonjë zonë tjetër e Kinës, apo nga diku tjetër. Kjo varet nga studimet e mëtejshme. Ka pasur presion politik nga të gjitha palët, edhe nga jashtë Kinës, por ishim në gjendje të gjenim hapësirën që dy grupet e shkencëtarëve të punonin së bashku”, tha dr. Peter Ben Embarek, kryetar i misionit hetimor ndërkombëtar OBSH-Kinë.

Hetimi, që nisi një vit pasi u verifikuan rastet e para, është karakterizuar nga vonesat dhe përplasje diplomatike. Zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemi të tjera, por çështja është e ndjeshme pasi Kina refuzon përgjegjësinë.

Të Martën, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus hetime të mëtejshme për të arritur "konkluzione më të qëndrueshme”.

"Unë nuk besoj se ky vlerësim ishte mjaft i gjerë," tha ai gjatë një konferencë për shtyp të Martën.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër