Orinda Huta dhe Blendi Salaj
prezantuesit e “Miss Globe”

Orinda Huta dhe Blendi Salaj<br />prezantuesit e “Miss Globe”
Është pranë fundit turi i konkurrenteve të “Miss Globe” nëpër Shqipëri. Pasi kanë parë dhe shijuar bregun shqiptar, Pukën dhe vendet e saj turistike, këtë fundjavë autobusi i konkurrenteve ka ndalur në Ulqin. Pas mini kompeticioneve të organizuar në Vlorë dhe Pukë, në finalen e Ulqinit, të prezantuar nga Kristi Ziçishti, votat më të shumta i ka fituar përfaqësuesja Siberiane, Anna Sopkalova.

Ajo ka konkurruar me kërcim, ka interpretuar Brulesque dhe pas paradës me pesë kostume kombëtare nga vendi i saj është
votuar si më e mira. Kështu “Miss Globe” ka dhënë kurorën e parë për këtë vit. Veç detajeve të fundit, një performancë të veçantë do të ketë edhe prezantuesja Orinda Huta, e cila nuk do të jetë vetëm në skenën e prezantimit të “Miss Globe”.

Bashkë me të, këtë edicion do ta prezantojë Blendi Salaj, emër i njohur në fushën e medias dhe jo vetëm, i cili premton të shfaqet në një dimension të ri. Ky është viti i 11 që “Miss Globe”, i treti edicion ndërkombëtar i bukurisë për nga rëndësia në botë, mbahet në Shqipëri. Siç ka deklaruar producenti Petri Bozo, mbajtës i patentës, ky do të jetë edhe viti i fundit që Shqipëria mirëpret më të bukurat e botës. Pas kësaj, “Deliart Association” do të vazhdojë ta mbajë patentën, por organizimin e spektaklit do të bëjë në vende të tjera, larg ose afër Shqipërisë.

orinda huta

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (4 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi