Orinda Huta, ‘The Dream’ dhe ‘Produkt 28’, këngëtarë dhe grupe muzikore që jenë ‘zhdukur’ nga skenat shqiptare! A mendoni se është koha për një rikthim?!

Muzika ndër vite ka ndryshuar, kjo nuk ka dyshim. Këngëtarë të rinj, shfaqen në skenë dhe eklipsojnë të vjetrit, ose këta të fundit zgjedhin për në arsye apo një tjetër të heqin dorë prej saj.

Kemi shumë këngëtarë të preferuar që pavarësisht hiteve që kanë lënë pas, kanë vendosur të largohen nga bota e muzikës. Por ne nuk i harrojmë, pikërisht për këta do të flasim, për këngëtarë dhe grupet muzikore që janë me kohës janë zhdukur nga industria.

E vërteta është se Alketa Vejsiu është nja nga personazhet më të qëndrueshme në kohë të ekrani shqiptar por nga muzika ka hequr dorë në fillim të viteve 2000.

Ajo ka spikatur në botën artistike, me pjesëmarrjen në festivale muzikore për fëmijë efekt Alketa e vogël u rrit, por ëndrrat e saj mbetën të mëdha

"Pse s'më puthe" është kënga e fundit që ka realizuar Vejsiu në vitin 2004, pasi pas kësaj duket se ishte bota e Tv ishte ajo që i "vodhi" zemrën.

Pas largimit të Flor Mumajesit nga "The Dreams" grupi muzikor më "In" i viteve 2000, vendin e tij zuri Ermal Mamaqi.

Pikërisht atë vit, në 2004 u krijua albumi i parë me Mamaqin dhe i fundit për grupit, "Edhe një herë" ku kanë shënuar edhe një prej hiteve më të suksesshme që dëgjojmë ende sot!

Pas largimi të Ermal Mamqit, i cili zgjodhi të ndiqte karrierën solo në Tv, grupi u shkri.

Një tjetër grup i suksesshëm djemsh në Shqipëri ishte "Produkt 28"! Grupi u bë i njohur për publikun në vitin 2006, ku bashkë me Rovena Dilon morën pjesë në Këngën Magjike të atij viti me “Fama”, ku fituan Best R&B dhe Hip-Hop.

Nga ai momenti tre djemtë e rinj u bënë të preferuar për publikun, ndërsa vijuan të publikojnë hite dhe të marrin pjesë nëpër festivale.

Megjithëse çunat shijuan shumë vite suksesi, trios së tyre do t’i vinte fundi në vitin 2009 me këngën “Inati”.

A do të donit një reunion të grupit pas kaq vitesh?

E ëmbël dhe lozonjare, Orinda Huta, e ka nisur karrierën e saj në muzikë në një moshë fare të re.

Me veshje ekstravagante për kohën dhe lookun interesant, Orinda ishte një këngëtare e dashur për publikun.

Një ndër këngët më të njohura të karrierës së saj që ende dëgjojmë edhe sot është “Tani e Di” .

Orinda vijoi publikimin e këngëve deri në vitin 2014, ku performoj për herë të fundit me “Winnie Winnie Pooh” në skenën e Këngës Magjike.

Por ku është sot ajo? Këngëtarja nuk është larguar nga dritat e famës, pasi sot është një moderatore e zonja!

Cilin prej tyre do të donit të rikthej në skenë edhe një herë?

6/4
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve