Nënkryetarja e PD, Pampuri: Rithemelimi pazare me PS, përfitoi një zero të madhe

Partia Demokratike do të firmosë marrëveshje koalicioni me parti të djathta së shpejti. Kështu deklaroi Orjola Pampuri, nënkryetare e PD në Studio Live në Report Tv, në një intervistë me gazetaren Alda Dodaj.

"Patjetër që po, do ketë marrëveshje me parti të tjera. Brenda kësaj jave do bëhen dhe transparente partitë që kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e koalicionit të djathtë. Në momentin që do kemi tryezën e përbashkët me këto parti do ti themi emrat e partive. PD padiskutim që do të bëhet më e fortë.

Marrëveshjen PS-Rithemelimi për t’i dhënë fund kaosit në parlament në këmbim të ngritjes së dy komisioneve hetimore, Pampuri e quan pazar me mazhorancën. E humbur nga kjo marrëveshje sipas Pampurit ka dalë PD.

“Aksioni i Rithemelimit u shit. Ka pasur përfaqësues të opozitës që nuk kanë qenë në dijeni të këtyre bisedimeve”.

Pse u la PD zyrtare jashtë marrëveshjes PS-Rithemelimi?

“Sepse ne nuk bëjmë pazare të pista ne ishim të hapur dhe transparentë. Kurse ky është pazar i pastër mes dy palëve mes PS dhe Rithemelimit sepse është vijimësi e marrëveshjes së 2008. Ata mbajtën peng parlamentin pesë muaj duke i dhënë hapësirë Edi Ramës të votojë të gjitha projektligjet e mundshme,  për çështje që donin debat. Me ndihmën e rithemelimit me bilbilave u votuan. Tani arrijnë të gjitha shërbimet e me konsensus. Çfarë janë dy komisione? Një tallje.

Pse nuk ngulën këmbë për komisione për mc gonigal, investitorët strategjike etj. Për cfarë po bëhen komisionet? Për investimet ne Strategji, po për këtë ka hetime. Rama nuk bën negociatë kollaj pa përfituar një gjë të madhe. Dhe pala tjetër ka marrë një zero të madhe. Këtij mashtrimi dhe shkëlqimi do tidalë boja. Shqipëtarët kanë të bëjnë me disa personazhe që kalkulojnë se duhet të jenë në 2025”, tha ajo më tej.

Ndërsa u shpreh se PD është pro amnistisë penale nënvizoi sërish kushtet që kanë vendosur.

“Amnistia votohet në kushtet që kemi parashtruar ne, në kushte që u shërbejnë qytetarëve. Kemi një struktura të posaçme që është SPAK. Jemi në mbështetje të SPAK. Ky vend ka shpresë vetëm nga një drejtësi e re dhe e pavarur. Në momentin që bëhen komisione dhe nënkomisione as që bëhet fjalë ta votojmë.”

“Ne jemi pro amnistisë penale por kundër që të preket ligji i  dekriminalizimit dhe që të mos cënohen e të dalin nga  hetimi ato që po hetohen nga spak dhe GJKKO”, tha më tej Pampuri.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'