Orkestra e Miki Theodhorakis të
​shtunën në katedrale në Tiranë

Orkestra e Miki Theodhorakis të<br />​shtunën në katedrale në Tiranë<br>
Nëse dëshironi të kaloni një të shtunë bukur nën tingujt e muzikës të kompozuar nga kompozitori që solli revolucion në kulturën greke, 

atëherë do ju sugjerojmë të ndiqni koncertin muzikor që organizon Kryepiskopata e Tiranës, e Kishës Ortodokse Autoqefale, këtë të shtunë në orën 18:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Në këtë koncert do të luaj orkestra e  “Miki Theodhorakis”, kompozitorit më të mirë në historinë e Greqisë. Këngët e kompozuara nga Miki Theodhorakis do të këndohen nga këngëtarët e njohur grek Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas, dy prej këngëtarëve më të dëgjuar në Greqi.

Miki Theodhorakis u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1960, për ti dhënë një revolucion botës së kulturës greke,me këngën “Epitaphios”, gjë e cila nuk është arritur nga asnjë kompozitor grek.

Ai themeloi Orkestrën "Pakth" të Athinës dhe Shoqërinë muzikore të Pireut dha shumë koncerte në të gjithë Greqinë e më pas në shumë shtete evropian dhe SHBA.

Gjatë vitit 1964 shkruajti muzikën e filmit “Michael Cacoyiannis Zorba Grek,” një film që ka marrë shumë çmime ndërkombëtare. Kënga e kompozuar për filmin u bë e preferuara e Kretanëve, madje sot njihet si kënga e “Syrtaki-t”.

Kompozitori ka kompozuar në total 1000 këngë, jo vetëm për muzikant por edhe për filma, shfaqje teatri, opera dhe balet. Fjalën hyrëse në këtë aktivitet do ta mbajë shkrimtari i madh grek Minas Vindiadhis dhe do të përkthejë regjisori Enkel Fejzollari.

Ndërsa të premten, më 17 nëntor, në Paraklisin “Lindja e Krishtit”, të Katedrales, ora 19.30, do të organizohet një natë poetike kushtuar “Poetëve që deshi Miki!”.

Aktorja greke Katerina Zafiropulu dhe regjisori shqiptar Enkel Fejzollari, do të interpretojnë, në të dyja gjuhët, poema të Elitis, Ricos, Livadhitis dhe poetëve të tjerë, me sfond muzikor mundësuar nga mjeshtri i veglave me perkusion Stefanos Papangelidhi-Theodhorakis, nipi i kompozitorit.

Publiku do të ketë mundësi të shikoj në ambientet e sallës në Qendrën Kulturore ,ekspozitën me sendet personale të kompozitorit Miki Theodhorakis.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim