Orkestra gjigante me 7500
muzikantë hyn në rekordet Guinness

Orkestra gjigante me 7500<br />muzikantë hyn në rekordet Guinness
Orkestra më e madhe në botë, është mbledhur në “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për një koncert të rrallë. Kjo orkestër përbëhej nga profesionistë e amatorë nga Gjermania Austria dhee Holanda.

Mbi 7 mijë e 500 muzikantë kanë performuar në stadiumin gjerman të futbollit, duke vendosur kështu rekordin botëror, që kalon atë të vitit 2013 në Brisbane të Australisë, që zuri vend në librin e rekordeve “Guinness” me 7.224 muzikantë.

Orkestra gjigante interpretoi pjesë nga simfoni të Beethovenit e Dvorakut, përfshirë “Odën e gëzimit”, si dhe melodi nga muzikali “Starlight Express” dhe një këngë pop të 1976-s nga John Miles, “Music Was My First Love”. 

Sfida më e madhe për ne si organizatorë ishte t’i bënim muzikantët të luanin të gjithë në të njëjtën kohë.

Problemin e zgjidhëm duke vendosur një ekran gjigant këtu në stadium, falë të cilit dirigjenti ynë Wolf Kerschek të mund të shihej nga çdo cep i tij.

Përpos kësaj, na lindi edhe ideja e një sistemi shumë të sofistikuar të caktimit të vendeve, e ndarja se ku duheshin vendosur grupet individuale dhe cilat grupe instrumentesh do të viheshin bashkë”, tha Jens Illemann, trompist.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë