Mes 5 ushtarëve që humbën jetën në Francë, për shkak të rënies së një orteku bore është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Denis Halilin, 21 vjec nga qyteti i Dibrës.
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme i thanë Shqiptarja.com se Denis Halili shërbente në ushtrinë franceze në pozicjonin legjionarë.
Familjarët e 21 vjecarit i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme që të sjellë trupin e tij në Shqipëri. Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Francë Denis Halili ishte bashkuar në radhët e ushtrisë franceze në 17 qershor të 2015-s.
“Ushtria Franceze e pranoi në radhët e veta pas një sjellje shembullore ushtarake si dhe tregoi zotësi në luftime”, - thotë Ministrja frenceze e mbrojtjes.
21 vjecari nga Dibra nuk kishte pasaportë franceze por është angazhuar në ushtri si shtetas i huaj, ku ka kaluar të gjitha provat.
5 ushtarët, ku humbi jetën edhe Denis Halili po kryenin një stërvitje në zonën e Savojës, në kufi me Italinë, kur janë goditur nga orteku i borës.

(5 ushtarakët që humbën jetën nga orteku. Denis Halili i pari në të majtë)

(Shqiptari Denis Halili)
Stërvitja e ushtarëve nisi në datën 11 janar dhe përfundonte në 28 janar 2016, por fatëkeqësisht orteku i borës i ka marrë jetën të riut nga Dibra dhe katër personave të tjerë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com