Katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një ortek në jugperëndim të Mont Blanc në Alpet franceze. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkruan Reuters.
“Orteku ka ndodhur në mes të ditës në akullnajën Armancette’, shkroi ai në Twitter.
Viktimat ishin duke bërë ski në male, ndërsa ende nuk janë konfirmuar identitetet e tyre.
Orteqet ishin shumë të mëdha, duke mbuluar një sipërfaqe prej një km me 500 metra (gjysmë milje me 550 metra) në një lartësi prej 3500 metrash dhe se shkaqet e tij janë duke u hetuar.
Akullnaja shtrihet pranë fshatit dhe vendpushimit të skive të Les Contamines-Montjoie të Parisit.
Presidenti Emmanuel Macron shkroi në Twitter se shërbimet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin për viktima të tjera dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.