TIRANE - Amerikanët janë të shqetësuar për rritjen e kriminalitetit dhe sigurisë së shtetasve të tyre në Shqipëri. Në raportin e përvitshëm të byrosë diplomatike për siguri, OSAC krimi i organizuar mbetet një problem serioz dhe pse në tërësi situata e sigurisë dhe rendit është përmirësuar.
Sipas raportit të këtij viti, në ndryshim me vitet 2011-2012, krimi i rrugës ka një rritje të konsiderueshme dhe është mjaft shqetësues në zonat urbane, sidomos gjatë natës. Amerikanët nënvizojnë faktin se një krim shqetësues mbetet vënia e eksplozivëve të telekomanduar nëpër automjete apo rezidenca private.
Përveç kësaj, aktiviteti kriminal është rritur në përgjithësi, siç pasqyrohet në rritjen e vrasjeve të regjistruara dhe plaçkitjeve të armatosura, ku më së shumti veriu i Shqipërisë ka një përqindje më të lartë të krimeve me armë.
Një tjetër pikë shqetësuese, për ata që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri mbetet gjendja e vështirë dhe siguria tepër e ulët e rrugëve, të cilat sipas raportit janë rrugë të amortizuara, me sinjalistikë të mangët e me një kulturë tepër të mangët në përdorimin e rrugës nga shoferët.
Ky raport këshillon shtetasit amerikan që të bëjnë më së shumti kujdes gjatë orëve të vona duke shmangur lëvizjet e në veçanti shmangien e frekuentimit të lokaleve të natës pasi shpesh herë konflikte të lindura midis klientëve përfundojnë deri në përdorimin e armëve.
/Shqiptarja.com