OSBE dënon sulmin ndaj familjes
Ivanoviq në veri të Kosovës

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka dënuar sulmin në familjen e Olliver Ivanoviçit, që ngjau ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schlumberger ka uruar që familja Ivanoviç ta tejkalojë këtë ngjarje sa më shpejt.

“Është e drejtë e secilit individ të vendosë të jetë ose jo politikisht aktiv, si dhe të shpreh lirshëm qëndrimet politike. Askush nuk ka të drejtë të ndikojë ose ndërhyjë në këtë vendim”, shkruan reagimi i OSBE-së.

Një person i panjohur ka hyrë dje në banesën e familjes, dhe ka sulmuar gruan e Ivanoviç në prani të fëmijës. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë incident.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot