OSBE dhe KE nisin kualifikimin
e 76 trajnuesve të KZAZ-ve

TIRANE - KQZ, më mbështetjen e OSBE-së dhe Këshillit të Europës ka nisur sot trajnimin e 76 trajnuesve të KZAZ-ve në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi ka kërkuar bashkëpunimin e forcave polititke për të zhvilluar një proces të sukseshëm zgjedhor në menyrë që rezultati të pranohet nga të gjithë, ndërsa kërkoi nga trajnuesit të jenë të paanshëm dhe të përmbushin me profesionalizëm detyrat .

Ndërsa, përfaqësuesi i Komisionit të Venecias, Konad Olsvewski, ka theksuar se është shume i rëndësishëm zbatimi i kodit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve demokratike .

Nga 76 persona të cilët do të trajnohen 24 prej tyre janë inspektorët e zyrave rajonale. Trajnuesit do të ndahen në dy grupe dhe për secilin grup trajnimi do të zgjasë dy ditë .Ky trajnimi zhvillohet si pjesë e asistencës teknike që Prezenca e OSBE-së i jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos