OSBE kundër propozimit të PD-së për reformën zgjedhore: Nuk e qeverisim ne Shqipërinë (VIDEO)

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt u shpreh kundër propozimit të PD-së në tryezën e reformës zgjedhore,  që  të realizohet nga një strukturë e posaçme me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. "Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë". Propozimi i PD-së? "Nuk e qeverisim ne këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë" tha ai.

Propozimi i PD-së që OSBE doli kundër. Ivi Kaso: Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

Prononcimi i plotë i Borchardt
A jeni i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot në këtë tryezë?

Ambasadori Borchardt: Çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël.

A jeni i lumtur në përgjithësi?
Ambasadori Borchardt: Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja?
Ambasadori Borchardt: Që njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu.

Hapi tjetër?
Ambasadori Borchardt: Do ta shohim.

Si ju duk propozimi i Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore?
Ambasadori Borchardt: Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.


Lajmi kryesor:

Debate të forta në tryezën e reformës zgjedhore, PD largohet, OSBE kundër propozimit të opozitës, Hajdari: Do të fundosen (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni