Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt u shpreh kundër propozimit të PD-së në tryezën e reformës zgjedhore, që të realizohet nga një strukturë e posaçme me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. "Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë". Propozimi i PD-së? "Nuk e qeverisim ne këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë" tha ai.
Propozimi i PD-së që OSBE doli kundër. Ivi Kaso: Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.
Prononcimi i plotë i Borchardt
A jeni i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot në këtë tryezë?
Ambasadori Borchardt: Çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël.
A jeni i lumtur në përgjithësi?
Ambasadori Borchardt: Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen.
Cilat ishin pritshmëritë tuaja?
Ambasadori Borchardt: Që njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu.
Hapi tjetër?
Ambasadori Borchardt: Do ta shohim.
Si ju duk propozimi i Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore?
Ambasadori Borchardt: Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.
Lajmi kryesor:
Debate të forta në tryezën e reformës zgjedhore, PD largohet, OSBE kundër propozimit të opozitës, Hajdari: Do të fundosen (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt
7 Nëntor, 22:06
-
Kujtim Gjuzi kundër Berishës: Bac, nuk bëhesh kryeministër me dhunë! Do shpallesh organizatë terroriste
11 Tetor, 18:19
-
Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë
27 Shtator, 19:31
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55