OSBE në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum mirëkuptim! Çela: Hap cilësor për bashkëpunimin

OSBE në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum mirëkuptim! Çela: Hap cilësor për bashkëpunimin

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi, me qëllim formalizimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Memorandumi do të lehtësojë ndërveprimin në zbatimin e veprimtarive të përbashkëta në ta ardhmen. 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se nënshkrimi i memorandumit përbën një hap cilësor në vazhdën e bashkëpunimit pozitiv të deritanishëm mes Prezencës dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ndërmarrja e këtij hapi, që qartësisht strukturon marrëdhëniet tona, do të shërbejë për intensifikimin e këtyre raporteve si dhe do të na japë mundësinë për të eksploruar më tej në fusha të tjera”, tha Çela. 

“Ne jemi të nderuar që jemi organizata e parë ndërkombëtare në Shqipëri që nënshkruan një memorandum të tillë mirëkuptimi me Prokurorinë e Përgjithshme”, tha ambasadori Del Monaco, në ceremoninë e nënshkrimit. 

Prezenca e OSBE-së filloi të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2019, përmes një analize sistemi, e cila shërbeu për të informuar më mirë veprimtaritë e mëtejshme të Prezencës në mbështetje të sistemit të prokurorisë në vend. Kjo analizë ishte edhe baza për një Manuali për Rolin Drejtues të Prokurorit, që Prezenca dhe Prokuroria e Përgjithshme do ta paraqesin këtë muaj. 

Përgjatë 2021-shit, Prezenca do të hartojë edhe një udhëzues për hetimin e një kategorie të veçantë veprash penale, të cilat do të përcaktohen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme. Veprimtaritë e tjera përfshijnë një tryezë të rrumbullakët për çështjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, ku Prokuroria e Përgjithshme do të luajë një rol të rëndësishëm; si edhe një trajnim dhe ushtrim simulues për prokurorët lidhur me trafikimin e personave. Gjithashtu, Prezenca do të mbështesë Prokurorinë e Përgjithshme në hartimin e Udhëzimeve të Përgjithshme për Prokurorët, si dhe do të ndihmojë Prokurorinë në nismat e saj legjislative.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille