OSBE/ODIHR: Numërimi duhet
të kish mbaruar, shumë i ngadaltë

OSBE/ODIHR: Numërimi duhet<br />të kish mbaruar, shumë i ngadaltë
TIRANE - Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë theksuar sot se procesi i numërimit në Shqipëri duhej të kishte përfunduar; se votimi ishte i qetë, pavarësisht njollosjes që iu bë atij në fazën fillestare dhe rasti i Laçit shihet si një incident i izoluar që nuk do të ndikojë në hapat që po bën Shqipëria drejt integrimit Europian. Vlerësimi i zgjedhjeve, sipas tyre, do të varet kryesisht nga ecuria e procesit të numërimit dhe trajtimi i apeleve të mundshme pas tyre.

Kështu, pasditen e sotme, Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, lexoi raporti paraprak në një konferencë për shtyp. Ky mision kryesohet nga shefja e tij Conny McCormack dhe përbëhet nga Roberto Batelli, koordinator special; Luca Volonte dhe Joao Soares. Në raport thuhej:

“Tani është moment që udhëheqësit të dëgjojnë vullnetin e popullit. Njerëzit nuk duhen të mbahen peng nga politika, por pikërisht politikat partiake kanë qënë të dëmshme edhe në të kaluarën. Atmosfera e mosbesimit mes dy partive politike njollosi procesin dhe kërcënoi klimën zgjedhore. Procesi ka ecur mirë, me disa parregullsi teknike, por është vonuar në shumë zona. Kam këtu të dhënat: 25% e votave janë numëruar; ka një bllokim në Gjirokastër ,por vëzhguesit tanë po e ndjekin gjithë procesin.

Mosbesimi mes dy partive kryesore ka minuar punën e administratës zgjedhore dhe ka qënë sfidë ku partitë e opozitës kanë bojkotuar KZQ duke larguar anëtarin e saj. KQZ-ja e ka bërë punën pa kuorimin për të marrë vendime kyçe. Procesi zgjedhor është dëmtuar, ka pasur mangësi në shumë aspekte. Në mungesë të vendimit të KQZ-së për ndarjen e mandateve në katër zona zgjedhore, vendimi i mëpasshëm i parlamentit për këtë çështje ishte në kundërshtim me parimin e procesit të rregullt ligjor dhe barzaninë e votës.

Ka qenë një fushatë e paqtë me pak incidente të dhunshme të izoluara. Megjithatë ka pasur akuza nga dy partitë kryesore që kanë tërhequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Interesat partiake kanë ndryshuar standartet për të cilat ishte rënë dakord. Mjedisi i medias ka qënë pluralist dhe u ka bërë të mundur zgjedhësve të jenë të informuar por kjo s'mund të thuhet për pjesën editoriale. Vrasja e një personi e ka njollosur fillimin e procesit zgjedhor. Vëzhguesit partiakën kanë ndërhyrë në proces këto janë vlerësimet apo konkluzionet paraprake dhe vëzhgimi do vazhdojë."

BATELLI: RASTI I LAÇIT, I IZOLUAR. INTEGRIMI I SHQIPERISE DO VAZHDOJE
I pyetuar për ndikimin e ngjarjes në Laç në standartet e këtyre zgjedhjeve dhe integrimin e Shqipërisë, Batelli tha: “Ishte një incident tragjik i izoluar, por ndonjëherë ndodhin të tilla gjëra. Rruga e Shqipërisë drejt integrimit është vendosur kohë më parë dhe është bërë goxha punë. Jam I bindur se çdo gjë do përfundojë si duhet. Jam i bindur se këto zgjedhje janë zgjedhje të zakonshme që bëhen çdo katër vjet. Për mendimin tim ka pak progres për procesin zgjedhor, kryerjen e tij. Jam i sigurtë që puna për përafrimin e legjislacionit vendas me atë europian do të vazhdojë.”


SOARES: NUMERIMI DUHEJ TE KISHTE PERFUNDUAR, TA KISHIM REZULTATIN SOT
Kreun e delegacionit PACE, Soares theksoi se procesi i numërimit duhet të kishte përfunduar. Partitë duhet ta kishin lehtësuar këtë proces, sepse shqiptarët e meritojnë.
“Kemi punuar shumë në këtë mision vëzhgimi,” – tha Soares. – “Gjithçka e thanë dy kolegët e mi. do shtoja që fakti që ka pasur fushatë reale dhe debat, ato bënë dhe u morën në një mjedis fare të lirë, me pak probleme, por numërimi duhet të ishte mbaruar. Është e pabesueshme sepse varet vetëm nga përgjegjësia e partive politike. Rezultatet zgjedhore duhet të dalin sa më shpejt të jetë e mundur. Unë kam parë në të gjithë vendin që gjërat ishin organizuar si duhet. Nëse partitë nuk do kishin qënë kaq të vështira edhe në përcaktimin e komisionerëve, do ta kishin lehtësuar këtë proces. Populli shqiptar e meriton."

McCORMACK:NUMËRIMI SHUMË I NGADALTË
“Politika ka përshkuar gjithçka. Procesi i numërimit është shumë i ngadaltë. Për pas dy muajsh ne do kemi një raport të plotë dhe duam që situata të përmirësohet. Ky është një proces progresiv. Ne përmendim disa mangësi, por kemi bërë një përshkrim të mirë të të gjithë procesit zgjedhor.” ”- tha nga ana e saj shefja e Misionit, Mc.Cormack.

VOLONTE: LIDERET POLITIKE TE TREGOJNE QE E MERITOJNE BESIMIN
Petros Tatsopoulos, në emër të Luca Volontes, lexoi fjalimin e tij : “Tani është moment që liderët politikë të demostrojnë që ata e meritojnë besimin që u është dhënë. Ta vërtetojnë që e meritojnë besimin. A e dinë ata që e gjithë Evropa po i shikon? Jam i sigurtë që sjellja e tyre do ta tregojë që ata e meritojnë besimin në këtë moment të paqtë.”

MISIONI NDERKOMBETAR
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit është i përbërë nga OSBE-ja, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së (OSCE PA) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE). 

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës