Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, organizoi një kurs trajnues online dyditor më 2 dhe 3 dhjetor rreth rolit të prokurorëve në hetimin e veprave penale dhe aftësive të tyre drejtuese, me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe oficerëve e agjentëve të policisë gjyqësore.

Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të botimit të Manualit për Rolin Drejtues të Prokurorit, i cili do të ketë në fokus bashkëpunimin mes Prokurorive dhe Policisë Gjyqësore.

Trajnimi u mbajt me mbështetjen e Shkollës së Magjistraturës i cili është institucioni përgjegjës për arsimin e vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve.

Trajnimi është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për rritjen profesionale të prokurorisë shqiptare drejt një sistemi të konsoliduar të drejtësisë penale.