OSBE organizon zgjedhjet
lokale edhe në veri të Kosovës

OSBE organizon zgjedhjet<br />lokale edhe në veri të Kosovës
PRISHTINE- Misioni i OSBE-së përveçse do të angazhohet në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, do të marrë përsipër edhe organizimin e votimit të serbëve të Kosovës.
 
Në bisedimet e sotshme në Bruksel mes grupeve të punës të Kosovës dhe Serbisë u prek dhe aspekti i sensibilizimit për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
 
Gjithashtu, për herë të parë qytetarët serbë në këtë zonë, do të votojnë për institucionet e shtetit të Kosovës.
 
Në këtë kuadër është me rëndësi të veçantë informimi për metodën e votimit nga jashtë Kosovës, përfshirë për personat e zhvendosur.
 
KQZ-ja në bashkëpunim me OSBE-në do të të organizojnë fushata informuese për procedurat e votimit dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
 
Pala kosovare ka njoftuar se ajo është duke përfunduar listën e votuesve të të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote dhe pa dallime sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës