OSBE: Partitë, mungesë besimi mes tyre

OSBE: Partitë, mungesë besimi mes tyre
TIRANËOSBE, nëpërmjet ambasadorit Wollfarth i ka tërhequr sot vëmendjen politikës lidhur me vonesat në reformën zgjedhore. Gjatë një bashkëbisedime me sutdentë të një universiteti privat në Tiranë, kryediplomati i OSBE ka deklaruar se është nevoja e forcimin e besimit mes partive, cfarë sipas tij i hap rrugë dhe KQZ-së të veprojë në mënyrë të drejtë.
“Reforma zgjedhore është me rëndësi për ti dhënë zgjidhje cështjeve teknike. Çështjet teknike politizohen kur rezultati është i ngushtë. Nga zgjedhjet 2009 KQZ-së iu u vu detyrë të jetë më aftë në shërbimin ndaj partive dhe publikut. Duhet të rritet besimi mes partive që KQZ të veprojë në mënyrë të drejtë”, u shpreh ai.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa herë që zhvillohen zgjedhje, ka një reformë zgjedhore që sjell ndryshime. A ndikojnë pozitivisht këto ndryshime dhe çfarë pritet të ndodhë këtë vit me Reformën Zgjedhore?

Reforma e Kodit Zgjedhor është shumë e rëndësishme, para së gjithash për të dhënë një tablo të qartë teknike fotografike se çfarë duan zgjedhësit ditën e zgjedhjeve. Sidomos në zgjedhjet e fundit, situata ishte veçanërisht e ndërlikuar, për shkak se pati më shumë se sa një foto finish këtu në Tiranë, në kryeqytet, i cili ngriti disa çështje të tjera të paparashikuara në Kodin Zgjedhor, si për shembull se çfarë duhej bërë me fletët e votimit të hedhura jo në kutitë e caktuara. Kjo tregon se disa çështje shumë teknike si hedhja e votave mund të politizohen shumë në rastin e rezultateve shumë të afërta, duke ndikuar te rezultati. Ky është thjesht një shembull praktik nga një listë më e gjatë çështjesh që OSBE/ODIHR-i, përmes Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, ka rekomanduar që të rishikohen në kuadrin e procesit të reformës së Kodit Zgjedhor. Tashmë, me përvojën e zgjedhjeve të kaluara dhe zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, del si detyrë përmirësimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që KQZ-ja të jetë në një pozicion më të mirë teknik për t'u shërbyer qytetarëve, ku përfshihen sigurisht edhe partitë politike. Kjo duhet të ndihmojë në rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi, besimin se votat e tyre janë të rëndësishme dhe se ato numërohen siç duhet për një rezultat të besueshëm, si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato vendore. Tashmë është shumë e rëndësishme që të ruhet interesimi i qytetarit të zakonshëm dhe që koha të përdoret me efiçencë. Ju mund të keni lexuar ose dëgjuar se afati i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore është shtyrë deri në fund të prillit për të dalë me propozime të hartuara bashkërisht për Kodin e ardhshëm Zgjedhor. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të krijohet besimi midis partive në mënyrë që KQZ-ja të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë krejtësisht teknike. Kjo do të çlirojë akoma më shumë energji edhe për pjesë të tjera të procesit të vazhdueshëm të reformave shumë të rëndësishme, i cili, e theksoj, është shumë i rëndësishëm për integrimin evropian. Ndër këto reforma mund të përmend si më të rëndësishmet reformën në drejtësi dhe reformën parlamentare.

(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre