OSBE: Qeveria të sigurojë konkurim të drejtë në tregun e medias
TIRANË, 25 qershor/ATSH/.- Ambasadori i OSBE-së në Tirane, Florian Raunig tha sot qeveria shqiptare duhet të sigurojë një kuadër për konkurim të drejtë në tregun e medias. Format e klientelizmit që përdorin elitat politike për të përfituar favore nga media, sidomos mënyra si zyrtarët përdorin burimet publike për të ndikuar në përmbajtjen editoriale të medias […]
TIRANË, 25 qershor/ATSH/.- Ambasadori i
OSBE-së në Tirane, Florian Raunig tha sot qeveria shqiptare duhet të sigurojë një kuadër për konkurim të drejtë në tregun e medias. Format e klientelizmit që përdorin elitat politike për të përfituar favore nga media, sidomos mënyra si zyrtarët përdorin burimet publike për të ndikuar në përmbajtjen editoriale të medias në Shqipëri, ishin në qendër të një tryeze të rrumbullakët, organizuar sot nga Këshilli i Europës dhe OSBE.
Në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig tha se një nga problemet kryesore strukturore në Shqipëri mbetet mungesa e qëndrueshmërisë ekonomike të medias. "Janë shumë media për një treg të vogël dhe të pakonsoliduar dhe që ky sektor të konsolidohet nevojitet procesi i filtrimit të tregut. Ashtu si dhe me bizneset e tjera, i takon qeverisë të sigurojë një kuadër për konkurrim të drejtë në treg", u shpreh ambasadori.
Ai e konsideroi një cështje mjaft të rendësishme për shoqërinë shqiptare instrumentalizimin e medias përmes reklamave dhe prokurimeve publike. "Të gjitha analizat përkatëse mbi mjedisin e medias shqiptare, vënë në dukje trekëndëshin problematik mes biznesit, politikës dhe pronarëve të mediave. Kjo na drejton te çështja e ndërsubvencionimit të mediave nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, te marrëdhëniet e pronarëve të mediave me politikën, dyshimet për reklama shtetërore të shpërndara politikisht, dhe te klientalizmi i medias", theksoi Raunig.
Duke e konsideruar këtë ceshtje një sfidë të vështirë për profesionalizmin dhe standardet e gazetarëve zyrtari i OSBE-së u ndal tek tre aksiomat kryesore që lidhen me këtë të. "Së pari media dhe gazetarët duhet të qëndrojnë të pavarur nga subjektet që janë në fushën e mbulimit të tyre; besnikëria e gazetarëve duhet të drejtohet ndaj qytetarëve dhe duhet të shërbejë si monitoruese e pavarur e pushtetit dhe së treti vetëm një media e qëndrueshme ekonomikisht mund t'u rezistojë presioneve që vijnë nga drejtime të ndryshme të shoqërisë", tha ambasadori i OSBE-se ne Tirane. /a.s/./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15