TIRANE - Ambasadori i OSBE-së duke i uruar suksese Bibës pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga KQZ nënvizon se duhet të ndahet qartësisht politika me organet teknike siç është institucioni i organizimit të zgjedhjeve.
“Respektoj vendimin e Bibës. Jam i sigurt që do të na marrë malli. Uroj që të ketë një të ardhme të mirë profesionale që e meriton. ..Shpresoja që KQZ të punonte me stabilitet. më të madh. Jam i bindur se Shqipëria ka burime të mjaftueshme të njerëzve që punojnë qoftë në KQZ qoftë në KZAZ. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mund të bëjë më të mirën e saj të ndajë qartësisht politikën me organet teknike sic është KQZ”
I pyetur a do ndikojë dorëjheqja e Bibës përgjigjet “Jam i sigurtë se do të ketë një pasardhës. Shpresoj që të ketë të njëjtin nivel cilësor profesional dhe të operojë në mënyrë teknike profesionale. "
Ëollfarth pranoi se do të largohet nga Shqipëria pasi ka pranuar një ofertë të mirë punësimi si diplomat nga ministria e Jashtme gjermane, por sqaron se nuk do të largohet para zgjedhjeve.
“Unë jam një diplomat gjerman kam gati 3 vjet këtu. Ministria e Jashtme gjermane më ka ofruar një post të mirë të cilin shumë diplomatë do ta ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Lëvizja do të bëhet brenda këtij viti. Megithatë do të theksoj se kam ndërmend të rri edhe për zgjedhje.”- tha Wollfarth.
Ai sqaroi dhe pozicionin e tij në lidhje me hartimin e raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhje.
” Nuk jam unë që shkruaj raportin e ODIHR. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve, ODIHR vëzhgon dhe raporton me shkrim. Kjo do të jetë puna e tyre që do të ecë krah përkrah me mandatin e tonë në të mirë të Shqipërisë”- tha Wollfarth.
Deklaratat u bënë në hotel Tirana pas një seminari me ekspertë shqiptar dhe të huaj mbi identifikimin sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që rrjedhin nga trafikimi i personave.
(sg/shqiptarja. com)
/Shqiptarja.com