Ai ka informuar vendet pjesёmarrёse se Shqipёria ka prioritete tё rёndёsishme nё këtë Organizatё, ku synojmё tё marrim Kryesinё e OSBE nё njё tё ardhme tё afёrt dhe tё rrisim angazhimin tonё nё fushёn e tolerancёs dhe mosdiskriminimit.
“Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor”, tha z. Haxhinasto.
Duke u ndalur tek Kosova, Ministri Haxhinasto shprehu mbёshtetje pёr dialogun Kosovё-Serbi.
“Pavarësia e Kosovës, e deklaruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ka kontribuar pa dyshim për paqen dhe stabilitetin rajonal. Shprehim bindjen tonë të plotë se pavarësia e Kosovës ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët”, vijoi z. Haxhinasto.
Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm z. Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.