OSBE: Të bëhen transparente ligjet,
konsultimet publike domosdoshmëri
Wilton thotë se "nuk ka rregulla të qarta të konsultimit publik, projketligjet nuk bëhen transparente, bëhen pa konsultimet publike"
TIRANE-Përfaqësuesi i prezencës së
OSBE në Tiranë, Wilton kërkon nga Kuvendi që bëj transparencë me projektligjet, duke i dhënë një rëndësi të madhe konsultimeve publike.
“Shoqëria civile e parlamenti po zgjasin duart drejt njëri tjetri, por nuk kanë arritur aq sa duhet, ne jemi të vendosur ti ndihmojmë. Nuk ka rregulla të qarta të konsultimit publik, projketligjet nuk bëhen transparente, bëhen pa konsultimet publike. Pr/ligjet jo gjithmnonë janë postuar në faqet e internetit dhe shumë prej tyre janë vendosur në rend dite në vijim të një njoftimi të shkurtër pa konsultime të mjaftueshme apo kohën e duhur për shqyrtim. Adresimi i këtyre çështjeve do të mudësonte një proces konsultimi më transparent dhe gjithëpërfshirës, duke rritur besimin e publikut në hartimin e legjislacionit. “ deklaroi zv/ambasadori i OSBE-së në Tiranë.
Këto deklarata Wilton i bëri në tryezën e organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë me temë “ praktikat më të mira në nxitjen nga parlamenti të pjesëmarrjes qytetare të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura”. Sot është dita e parë e kësaj tryeze.
Wilton u ndal tek projekti i “Ura” një nismë kjo e OSBE që ka si qëllim përfshirjen e shoqërisë, partenerëve social dhe Parlamentit në dialog të vazhdueshëm.
Vangjel Dule, nënkryetari i Parlamentit i cili hapi diskutimin vlerësoi se “veprimtaria e Parlamentit duhet të jetë transparente dhe përfshirja e shoqërisë civile në legjislativin përbën obligim madhor.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15