Kreu i zyrës së OSBE-së në Tiranë vlerësoi punën si aspektin legjislativ ashtu dhe në atë operacional.
“Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim i rëndë. Ai përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, duke shkaktuar dëme serioze viktimave të trafikuara, prandaj dhe pjesëmarrja e gjerë e institucioneve relevante këtu, tregon potenicalin për një përgjigje të përbashkët të të gjithë institucioneve dhe aktorëve, si dhe angazhimin e tyre për ta luftuar mjaft fort trafikimin”, theksoi Wollfarth.
“Lufta ndaj krimit të organizuar, tha më tej ai, kërkon bashkëpunim më efikas, brenda për brenda vendit dhe jashtë kufijve të tij, duke pasur bashkëpunim ndërkufitar me autoritetet të anti-trafikimit të vendeve fqinje, që është thelbësor në arritjen e suksesit” theksoi Wollfarth, duke garantuar se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të asistojë në përpjekje të tilla, edhe mes misioneve të tjera të OSBE-së në terren dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfundoi Wollfarth.
Zv/Ministri i Brendshëm Nard Ndoka siguroi se, qeveria shqiptare është e angazhuar të luftoj me tolerancë 0 krimin e organziuar dhe në veçanti parandalimin dhe ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Duke uruar që ky seminar të sjellë fryte pozitive në qasjen e luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, me lejoni të nënvizoj se Shqipëria ka kryer një ecuri mjaft pozitive në parandalimin e luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, si në aspektin legjislativ, ku janë aplikuar ligjet e hartuara me bashkëpunimin e ekspertëve të BE-së, duke ndikuar ndjeshëm në uljen e jashtëzakonshme të rasteve të trafikimit, ashtu dhe në anën operative, ku janë konfiskuar nga organet e zbatimit të ligjit, që prej hyrjes së ligjit antimafia rreth 28 milion euro asete”, theksoi Ndoka, duke kujtuar se në vendin tonë janë hapur dhe shume qendra për kujdesin dhe mbrojtjen e viktimave nga trafikimi dhe dhunave të ndryshëm.
Gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë, pjesëmarrës ishin dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si dhe prokurorë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si dhe përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e anti-trafikimit.
Gjatë seminarit u diskutua dhe për rolin e njësive të hetimit financiar, duke marrë parsysh këtu përvojën e Principatës së Lihetnshtajnit. Po ashtu u analizua nga ekspertët më të mirë legjislacioni shqiptar dhe praktikat gjyqësore në lidhje me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa pritet që pas mesdite, të diskutohen në seminar çështje të tilla si bashkëpunimi institucional në lidhje me identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi iqenieve njerëzore, si dhe zbatimin e të drejtës së dëmshpërblimit për personat viktima të trafikimit.
(atsh/sg/shqiptarja. com)