OSBE trajnon qentë…

OSBE trajnon qentë…

Me një ceremoni që mund të rivalizojë çdo samit të NATO-s për nga serioziteti dhe pompoziteti, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar takimin e dytë rajonal të ekspertëve për të diskutuar... . përmirësimin e kuadrit rregullator për njësitë e qenve të policisë.

Ngjarja e dates 1 Mars, e cila lë në hije dy samite të rëndësishme të mbajtur po në Tiranë do të hyje në histori si kontribut i çmuar jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për diplomacine ndërkombëtare.

Eventi që mblodhi elita të qenve të policisë nga e gjithë Ballkani dhe më gjerë, u raportuar në detaje nga media gjysem zyrtare.

"Duke marrë parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet rajoni ynë," tha një zyrtar i OSBE-së me një seriozitet  që do të bënte për të qeshur edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, "këto takime shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e njohurive mes qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBE-së."

Ndërsa, një përfaqesues i lartë i Ministrise se Brendshme, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për "rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit".

Por, ylli e vërtetë i seminarit ishte manuali i sapohartuar i trajnimit. Një dokument i tillë, i përgatitur "në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sipas nevojave të Policisë së Shtetit," është aq cilësor saqë mund të bëjë që librat e Harry Potter të duken si letërsi e dorës së fundit.

Manuali do të shërbejë si një mjet për rritjen profesionale të të gjithë shoqëruesve dhe instruktorëve të qenve të policisë, duke i pajisur ato me aftësitë e nevojshme për të zbuluar armët e zjarrit, municionet dhe lëndët plasëse të jashtëligjshme.

Imagjinoni vetëm për një moment sikur me fondet e BE dhe nën kujdesin e OSBE, qentë e pranishem të trainoheshin edhe për nuhatjen e parave të pista, për drogen dhe pse jo edhe shitblerjen e votës.

Një qen që nuhat paratë e pista jep një kontribut praktik të vlefshem sa të gjithë rekomandimet e Money Val për Shqipërinë. Po kështu duke nuhatur paratë në tuba sobe, kasaforta apo muret e shtëpive të sherbetoreve  publike qentë do të ishin heronjtë e luftës së pastrimit të parave.

Sa i përket nuhatjes së drogerave të forta apo kanabisit, qentë e këtushem falë pervojës së fituar ndër mandate mund të trainonin qentë e rajonit dhe më gjerë.

Tjetër kontribut të madh, qentë (nëse trainohen siç duhet) mund të japin për të luftuar fenomenin e shemtuar të shitblerje se votes. Me këtë kontribut plotesohen edhe 90% e rekomandimeve të OSBE-ODHIR për çdo zgjedhje në Shqipëri

Manuali i ri i trajnimit do të përfshinte kapituj të tërë kushtuar teknikave të avancuara të nuhatjes për zbulimin dhe identifikimin e individëve të përfshirë në blerjen dhe shitjen e votave.

"Një Kapitull i Ri në Luftën Kundër Korrupsionit: Qentë e policisë dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme" do të ishte një broshurë që do të lexohej me endje nga të gjithë, nga zyrtarët e lartë të shtetit, kryetaret e partive, deputetët, e deri tek qytetarët e zakonshëm, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshim.

Mendoni për një moment një botë pa droge, pa armë, pa para të pista dhe pa shit-blerje votash”.  Shqipëria ka shanse të jetë vendi i parë që bëhet parajsa mbi dhé.

Vendi e ka domosdoshmeri anëtaresimin në BE. Por nisur nga seminari i fundit i OSBE-se ja vlen me shumë të investosh të qentë se te Inteligjenca Artificiale.

Investimi është afat gjatë sepse kur hedh paratë ne këtë sektor ke investuar jo thjesht te qentë e sotëm, por edhe te qentë e bijtë e qenve.

I vetmi rrezik në këtë skenar është se pas trainimit të qenve (edhe për drogen, paratë e pista dhe shit -blerjen e votes) dhe pergatitjes se manualit përkates, OSBE del pa punë.

Tek e fundit, projektet revolucionare gjithmonë kanë krijuar probleme sociale!

Progresi është i pamëshirshëm!

P.S. Kur ta tërmeti me 2019 rezultoi se nuk kishim asnje qen. Qeni mbërriti nga Kosova. Për tërmetin e ardhshem jemi te sigurte që në mos qen, patjetër do të kemi një manual të shkëlqyer!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dog: 03/03/2024 11:13

    Tek ne Qentë vishen me kostum!

    Përgjigju
  • popull: 02/03/2024 20:39

    ha..ha. ha.. nje pyetje per Lyftiun.. po ti Lyfti trajnimin e ke bere me manual te vjeter dhe ke inat qe te tjeret do te trajnohen me te riun apo nuk e ke problem qe ta besh edhe nje here kete te uruar trajnim qe nuk tu hiqka nga mendja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano